E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në burg për vrasjen e studentes greke, shqiptari thyen heshtjen nga qelia
Lajme

Në burg për vrasjen e studentes greke, shqiptari thyen heshtjen nga qelia

Thyen heshtjen dhe flet nga burgu i riu shqiptar, Aleksandër Luca, i akuzuar për vrasjen e studentes greke Eleni Topaludhi në Rodos.

eleni

Mediat greke shkruajne se pas nje kohe te gjate ne heshtje dhe akuzave monstruoze ne ngarkim te tij, shqiptari ka folur.

Ai eshte pyetur lidhur me deshmine qe ka dhene shoku i tij grek, 21 vjeçari Manolis Koukouras me te cilin ishin naten e ngjarjes. Greku ka thene se 19-vjeçari është fajtor i vetëm, nderkohe qe ai vete nuk ka marre pjese ne krim. Shqiptari eshte pergjigjur: “Unë nuk e di dhe mua nuk më intereson se çfarë thotë greku. Unë kam një avokat”.

Por, babai i vajzes ka deklaruar se ata kane vepruar bashke dhe kjo nuk ka me asnje dyshim.  “E vërteta është e qartë për ne. Ata vepruan bashkë. Tani ju doni të provoni se cili prej tyre e goditi me shufër metalike dhe cili e hodhi atë në det,”, ka thene për mediat greke John Topaludhi. Sipas tij, nuk eshte e mundur qe te gjitha keto t’i beje nje person pa asnje ndihme dhe i vetem.

dolofonia-750x430

Nderkohe greku dhe shqiptari nuk kanë asnjë kontakt në burg, ku po mbahen me akuzen e vrasjes se studentes pasi nuk pranoi te kryente marredhenie seksuale.

Kur vajza, me te cilen ishin ate nate i refuzoi djemte, sipas akuzes u rebeluan dhe e dhunuan.

Shqiptari tregoi se ishte greku qe e qelloi me shufer hekuri dhe kur vajza ra pa ndjenja e moren ne makine dhe e hodhen nga shkembinjte. Nga hetimet doli se vajza nuk kishte vdekur nga godija, por nga mbytja ne det.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.