E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në disko: Mu duk vetja si në luftë
Publik News

Në disko: Mu duk vetja si në luftë

Truprojat ikën të parët

Një tjetër dëshmi e tmerrshme vjen për situatën e krijuar pas mesnatës së të shtunës duke gdhirë e diela në Dhërmi, në diskon ku sipas policisë ka pasur një konfklikt dhe është qëlluar me armë zjarri nga një person që është shoqëruar në polici. Është prezantuesi i lajmeve në TCH, Erion Dushi, i cili ka qenë një prej personave të shumtë që panë tmerr me sy. Në një postim në rrjetet sociale, ai sqaron se çfarë ndodhi pasi ishte vetëm një tavolinë larg personave të përfshirë në konflit.

Postimi i plotë i gazetarit:

Dy fjalë për “Havanën”
Unë jam nga ata persona që nuk e frekuentoj jugun prej 2012-ës dhe shumë syresh më kritikojnë pse unë e eksportoj jashtë lekun por me lejoni t’ju them se nga ajo që pashë tek ai lokal dje ku ndodheshin edhe figura të tjera publike, prindër me foshnje, një vajzë shtatzanë e shumë të tjerë jam krenar që nuk kam ardhur më parë.

Unë gjendesha një tavolinë larg sherrit që degjeneroi në përdorim arme dhe shihja vetëm njerëz të tmerruar që përpiqeshin të gjenin strehë përfshi dhe mua. Mu duk vetja sikur isha në luftë ku e vetmja gjë që më shkonte në mendje ishte nëse isha plagosur kund teksa prekja trupin për njolla të mundshme gjaku. Mu kujtua filmi “the kingdom” teksa vrapoja rrugicave mes lokaleve dhe tërhiqja pas vetes miken time të shokuar që ende dridhej dhe më kërkonte mos të rendnim pas turmës. Nuk u interesova kush vdiq e kush shpëtoi por gjithë kohën komunikoja me pjesën tjetër të shoqërisë për të mësuar nëse ishin shëndoshë e mirë dhe këshillonim njëri-tjetrin të rrinim fshehur. Lavdi Zotit, të gjithë shpëtuam paq, ndërkohë që në vendngjarje policia mbërriti pas 10 minutash.

Po, unë isha në një fshat turistik shumë të proklamuar për mirë e keq. Isha mes qindra syresh që si unë kërkonin të shijonin pushimet e mes tyre gjendeshin këta çuna mamash të bukura e baballarësh me lekë, që mburren para të tjerëve për sasinë e alkoolit që kanë përpara në tavolinë, për varëset e orat e shtrenjta, për femrat mjerane që u rrinë nga pas si qeni pas kotheres së bukës. Isha në një ambjent ku truprojet që nuk të lenë të hysh i pashoqëruar ishin të parët që u larguan nga vendi i ngjarjes e manaxheri nga ana tjetër nuk po gjente ku të fshihej se në nevojtore kishin hyrë mbi 5 persona për m3. Isha në një vend, ku nuk pashë frymë uniformë policore e më shumë se kurrë sot e kuptoj sa të rrezikuar jemi para këtyre palaçove kokëdhjamosur që janë gati të shkrepin armën nëse guxon qoftë t’i shohësh të dashurën e shpërfytyruar nga make-upi i rënduar.
Po, premtoj që për pushimet e mia do ta injoroj këtë vend të shkuar për dreq nga persona që jetën e kanë gjënë më të lirë e ku rendi e siguria nuk të ofrohen sikurse në vendet e tjera.

“Terror, të shtëna, gjak në Dhërmi”, turisti dëshmitar tregon te Berisha ç’i panë sytë

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar për ngjarjen e ndodhur sot pas mesnate në diskon në Dhërmi, ku policia tha se ka pasur një konflikt ku një person ka qëlluar me armë në ajër dhe nuk ka pasur të lënduar. Sipas bluve, “Policia ka nderhyre menjehere ku ka bere te mundur kapjen dhe shoqerimin e autorit te dyshuar. Grupi hetimor eshte duke punuar per dokumentimin e plote te ngjarjes”. Sakaq, duke iu referuar dëshmisë nga ai që e quan turisti dixhital, Berisha shkruan në FB: “Terror, te shtena, gjak ne Havana ne Dhermi, Narkopolicia po thithte hashash! Lexoni mesazhin e turistit dixhital. sb”

berisha per gjermanine

MESAZHI I QYTETARIT

“Mirmengjes! Uroj te jeni mire me shendet! Deshiroja te ndaja me ju nje ngjare te tmerrshme qe ka ndodhur sot ne oren 00.35 pas mesnate ku policia jone e dashur del ne nje deklarat mediokre ishte nje situate normale. Ndodheshim ne Havana club ne dhermi ku nje sherr banal mes te “forteve” degjeneroi me te shtena armesh dhe njerez te plagosur.kemi par tmerr me sy! Gjak kudo dhe njerez qe vraponin kudo. Ka zgjatur me shume se 10 minuta dhe ngjantr me nje akt terrorist. Nuk kishim ku fusnim koken per shkak te ambjentit te hapur . Ka pasur me shume se 5 te shtena dhe strukeshim ku te kishim mundesi madje duke shtypur dhe njeri tjetrin. Policia jone mediokre erdhi 10 min pasi kishte mbaruar cdo gje ne kembe dhe ambulanca pas gjys ore . Policet e afte u futen me pare ne market se as nuk kishin haberin ku ndodhej lokali mesa dukej! Kemi perjetuar tmerr dhe terror! Dhe ka pasur te plagosur! Ne lokal askush sberi kontroll fizik dhe asnje lloj pyetje pervecse keni rezervuar? Esht me shishe nuk lejohet! Bodyguardet ishin vetem dy ne te gjith lokalin te cilet benin rolin e ndarjes se tavolinave me shishe pa shishe e nuk mereshin me sigurine. Kto jan pushimet tona te sigurta dhe me kujtime te bukura.kjo eshte policia dhe shteti qe duam!”

Përplasja me armë në diskon në Dhërmi, dëshmia e parë: Njerëzit vraponin të lyer në gjak

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur pas mesnatës së të shtunës në Dhërmi, ku në një prej diskove atje ka kërcitur arma.

Të pranishmit në vendngjarje bëjnë me dije për JOQ.al se rreth orës 1:30, kur një numër i madh njerëzish po kërcenin në tingujt e muzikës, janë dëgjuar disa të shtëna me armë.

ilustruese

ilustruese

Ngjarja ka ndodhur tek “Havana”, ndërsa bazuar në raportimet paraprake të të pranishmëve, flitej për viktima e të plagosur. Por ketë informacion e ka rrëzuar Policia e Shtetit e cila ka dalë me njoftim zyrtar dhe thotë se nuk ka as viktima e as të plagosur.

Gjithashtu JOQ bën me dije se përplasja me armë ka zgjatur rreth 10 minuta. Ndërkohë, të tjera gjëra thotë një prej dëshmitarëve në vendngjarje për JOQ. Ai tregon se u ndodh rastësisht jashtë ambienteve të “Havanës” në Dhërmi dhe pa gjithçka që ndodhi.

Dëshmitari rrëfen se njerëzit, veç plumbave që mund të kishin marrë nga të shtënat e armës, u lënduan edhe në tentativë e sipër për të dalë nga klubi i natës.

Ai shprehet:

Isha i pranishëm tek ngjarja në Dhërmi. Ishte super kaos dhe pamë njerëz duke vrapuar, të lyer në gjak nga përpjekjet për të dalë nga Havana. Pamë dhe më vonë personin që qëlloi me armë, duke u përpjekur të fshihej.
Unë po kaloja aty dhe në një moment u dëgjua një krismë, njerëz që bërtisnin dhe që po shpërndaheshin. Pas asaj vazhduan diku tek 6 krisma të tjera. Pamë një çift francez që kishin prerë këmbët me xhama, njerëz duke vrapuar. Më vonë u grumbulluan afër një vile. Vajtëm për të parë se çfarë po ndodhte. Pamë personin me armë në dorë që po përpiqej të fshihej. Kemi qenë rreth 20 çuna dhe u shpërndamë”.
I pyetur në lidhje me arsyet e kësaj ngjarje, djali thotë se nuk i di me saktësi, por në zonë flitet se bëhet fjalë për konflikte të vjetra, për një debat që agravoi dhe pati këto pasoja, ndërsa autori, i cili ishte vetëm një dhe jo disa, dyshohet të jetë me origjinë nga Laçi.

Dëshmitari shprehet:

Besohet se kanë qenë konflikte të vjetra… Personi që qëlloi ka qenë laçjan me sa dëgjova… Më vonë unë u ngjita te tarraca e hotelit dhe ndoqa veprimet që aty lart. Pamë që policia shoqëroi disa persona”.
Sa i takon ambulancës dhe dhënies së ndihmës së parë, dëshmitari tregon se ishte lajmëruar një mjeke e njohur në Dhërmi.

Ai vijon më tej:

Ambulanca erdhi sepse njoftova një mjeke që e njoh në Drimadhe, por nuk e lejova të shkonte në vendngjarje pa mbërritur policia, sepse zona nuk ishte e sigurt. Mendohet që ka edhe të vdekur. Numri i të plagosurve nga përpjekjet për të dalë mund të jetë i lartë. Ai ka qenë një sherr masiv që ka kaluar në një nivel tjetër, sepse pash disa çuna që ishin nxirë nga fytyra Ishte gjë e gabuar për turizmin, sepse klientët e hotelit e konsideruan si një akt terrorist”.

NJOFTIMI I PLOTE PARAPRAK NGA POLICIA

Ne Dhermi nuk ka asnje te lenduar asnje te plagosur asnje viktime.

Ka ndodhur nje konflikt ne nje lokal. Nje person ka qelluar me arme ne ajer . Nga te shtenat ska asnje te lenduar.

Policia ka nderhyre menjehere ku ka bere te mundur kapjen dhe shoqerimin e autorit te dyshuar .

Grupi hetimor eshte duke punuar per dokumentimin e plote te ngjarjes.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.