E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në gjendje të rëndë shëndetësore edhe nëna që braktisi foshnjën përfundon në spital
Lajme

Në gjendje të rëndë shëndetësore edhe nëna që braktisi foshnjën përfundon në spital

Detaje tronditëse janë publikuar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Tiranë, ku në bodrumin e një pallati në zonën e Yzberishtit në Tiranë, u gjet një foshnje e porsalindur, e braktisur, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Disa orë pas ngjarjes së rëndë, Policia identifikoi dhe ndaloi një 30-vjeccare, e dyshuar si nëna e foshnjës, e cila u mor në pyetje në komisariatin nr 6 të Policisë së Tiranës. Por gjatë marrjes në pyetje, 30-vjeccarja ka shfaqur probleme shërndetësore, ccka ka detyruar Policinë që ta transportojë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë foshnja ndodhet në spitalin “Koço Gliozheni”, në gjendje tepër të rëndë, e lidhur me aparatin e ventilimit.

Në relacionin e plotë mbi gjendjen e foshnjës, të seksit mashkull, thuhet se trupi mbërriti pa shenja jete.

“Në momentin e ardhjes në reanimacion bebi i mbuluar me gjak e baltë, konstatohet hipotermi e thellë, dërrmishje të syrit të majtë, të gojës, të gishtave të dorës së djathtë me falanga të ruajtura, ekimoza të zonës skrotale, të cilat u evidentuan pas larjes së bebit. Pa shenja jete, pa respiracione, pa tone kardiake, klampohet kordoni umbelikal”, thuhet në relacion.

Foshnja u gjet në një divan në bodrumin e pallatit nga një banor i zonës. Nga raportimet ai kishte dëgjuar të qarat e foshnjës dhe kishte njoftuar Policinë ose shërbimet e Urgjencës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.