E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në Itali vdiqën 2 persona, Danimarka e bllokoi si vaksinë, Manastirliu flet për dozat që presim nga Astra/Zeneca: Nuk do të…
Publik News

Në Itali vdiqën 2 persona, Danimarka e bllokoi si vaksinë, Manastirliu flet për dozat që presim nga Astra/Zeneca: Nuk do të…

Shqipëri do të mbërrijnë nesër 38.400 doza të vaksinës Astra Zeneca, sikurse është bërë me dije nga autoritetet, nga vetë ministrja Manastirliu dhe kryeministri Rama.

Ndërkohë, ndërsa disa vende të Europës kanë ndaluar vaksinimin me këtë lloj vaksine për personat mbi 65 vjeç, Danimarka ka pezulluar sot perkohesisht kryerjen e kësaj vaksine.

Në Itali ka pasur dy vdekje pas injektimit të vaksinës Astra/Zeneca.

Ka qene dhe  Koalicioni Për Shqipërinë:
Ndalojeni të çmendurin !!!
RAMA DO VAKSINOJË TË PREMTEN 38 MIJË MËSUES SHQIPTARË ME VAKSINËN E BLLOKUAR NGA AUTORITETET E DANIMARKËS, ITALISË, ISLANDËS DHE AUSTRISË!
Edi Rama
“🟢 LAJM I MIRË
Pasnesër mbërrijnë 38 400 DOZAT E PARA TË VAKSINËS ASTRAZENECA dhe nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve😍”

Por Agjencia Italiane e Barnave AIFA sot ndaloi përdorimin e vaksinave AstraZeneca pas vdekjes së një ushtari menjëherë pas përdorimit të vaksinave AstaZeneca!!!
Pas Austrisë, Islandës dhe Danimarkës edhe Italia ndaloi përdorimin e vaksinave të AstraZeneca ndërkohë që kjo është ndaluar në një sërë shtetesh në Europë! Ndërkojë Edi Rama nxiton të marrë dozat që po ndalohen dhe po refuzohen nga shtetet me radhë në gjithë Europën!
Ndalojeni të çmëndurin!

Nëse vazhdoni akoma me idiotësitë se këto janë teori konspirative, ja tek i keni lajmet nga burimet më zyrtare: ANSA!!!

https://www.ansa.it/sito/notizie/mondo/europa/2021/03/11/vaccini-michel-a-londra-ci-dica-quante-dosi-ha-esportato_51ee85f3-a8ea-4758-8776-fc4b966f8a8d.html

https://www.ansa.it/calabria/notizie/2021/03/11/sospesa-vaccinazione-prof-a-cosenza-dopo-stop-lotto-da-aifa_596c3a62-fddb-4b2b-b631-0075d1aa11df.html

 

Ndërkohë e ftuar në emisionin “Opinion”, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se kjo seri që vjen tek ne nuk është e njëjta me atë që ka rezultuar problematike në Danimarkë.

“Ne jemi informuar që seria që vjen nesër nuk është e njëjta seri që është në Danimarkë. Ka një seri që konsiderohet problematike dhe ky numër seri është bllokuar. Ka dalë dhe sot OBSH me një deklaratë ku thotë se pavarësisht se EMA është duke shqyrtuar këtë lot të vaksinës, pjesa tjetër duhet të vazhdojë vaksinimin duke monituar”, tha Manastirliu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.