E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në kangjellat e Vulgaritetit
Publik News

Në kangjellat e Vulgaritetit

 

Në zyrat drejtuese të shtetit, duke filluar që nga Kuvendi i Shqipërisë, natyrshëm në mungesë të inteligjencës , vendin e elegancës, sharmit dhe kulturës, e ka zaptuar vulgariteti.
Përtej gjykimit etik të përdorimit të zyrave për të bërë video ku një grua shpalos “bukurinë ”, ajo që më shokon cdo ditë e më shumë, është pikërisht dëshira apo nevoja për të treguar bukurinë fizike, në vende pune apo pozicione, ku ushtirmi i detyrës nuk ka nevojë për këtë të fundit.

Një mendje e bukur burri si ajo e Gilman Bakallit shkruante:

“Raporti i vërtetë apo i supozuar midis bukurisë fizike, pranimit social, suksesit erotik apo shanseve për karrierë profesionale e ka rritur maksimalisht oreksin për bukurinë duke e kthyer atë në një aspekt dominant të jetës në Shqipëri. Logjika duket shumë joshëse dhe imponuese bukuria qenka më e pushtetshme se inteligjenca”.

Bukuria Fizike apo edhe suksesi erotik është sport kombëtar tanimë për gratë që kanë zënë hapsirën publike. Përdorimi i botoksit, silikonit, dhe veshjes janë jo vetëm cështje të imazhit por të mbijetëses në punën e përditshme. Gjykatësja është vetëm një nga ushtrueset e këtij sporti.

Gruaja që sot po cojmë në giotinë nuk është ndryshe nga shumë gra të cilave puna që bëjnë u kërkon inteligjencë, nje ditentitet të konsoliduar , raporte të formëzuara dhe të qarta me elemetet joshës duke filluar nga pamja e tyre e jashtme e deri tek paraja. Në këto vende pune lipset inteligjencë disiplinë, respekt për veten dhe profesionin e zgjedhur.

Ndërkaq një model tjetër promovojne rëndom. Modeli i përdorimit në masë i botoksit silikonit apo veshjes si mjete për të tërhequr adhurimin e masës duke përdorur bukurinë si element për “të trastransporuar edhe vlera të tjera si shëndet, rini, potencë seksuale, sukses profesional dhe jetëgjatësi”.
Ky në fakt është një fallcitet enorm i cili pëvecse i ka larguar disa syresh nga inteligjenca që edhe mund t’ju mos mungojë, por u ka marrë edhe kohë të vlerfshme për të menaxhuar, zbutur, apo edhe zvogëluar efektet e padëshiruara që sjell me vete një vëmendje e panevojshme.
Shqetësuese për shoqërinë është prirja në rritje grave në karrierë “për buzët me botoks dhe gjinjtë me silikon, e cila tregon shkallën e dëshpërimit tonë si shoqëri, e cila e sheh të pamundur të matet me arritje që vijnë si rezultat i përpjekjeve dhe ushtrimit të pareshtur”.
Gjykatësja reflekton një projeksion, një mesatare par excellence te mentalitetit tonë mbi gruan e bukur edhe të suksesshme , është modeli i i zakonshëm që u ofrohet cdo ditë vajzave tona edhe që rrezikon rëndë formimin e tyre. Këto modele të cilat sot perceptohen si modele suksesi të garantuara , janë modele te thjeshtë për tu imituar. Ato i “clirojnë ” vajzat tona nga lodhja e arritjes së suksesit nëpërmejt punës duke i burgosur përfundimisht në kangjellat e vugaritetit .

ps.( Fjalite ne thojza jane marre nga shkrimi i Gilman Bakallit Buze bythe dhe botoks )

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.