E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në kërkim Enea Kaçi, administrator i “Nova Construction”
Flash

Në kërkim Enea Kaçi, administrator i “Nova Construction”

Ra  nga lartësia e një pallati në ndërtim 47 vjeçari  nga Bosnje Hercegovina, i cili ka humbur jetën.

Efektivët e Komisariati nr.2 në Tiranë, kanë arrestuar Dario Hoxhën 32 vjeç, me detyrë inxhinier i një firme ndërtimi, si dhe shpallen ne kerkim administrator i firmes dhe drejtues teknik.

Arrestimi I 32-vjeçarit dhe shpallja në kërkim e administratorit dhe drejtuesit teknik, pasi dyshohet se si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, ditën e djeshme ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim 47 vjeç nga Bosnje Hercegovina, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Në kërkim është Enea Kaçi, administrator i firmës “Nova Construction”.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje në rrugën “Brigada VIII”, në kryeqytet, ku 47-vjeçari ra nga lartësia e pallatit në ndërtim, ku ishte i punësuar dhe humbi jetën.

Pallati po ndërtohet nga biznesmeni Agim Zeqo, i njohur si Gimi i Redbullit.

Sipas policies po hetohet së bashku me Prokurorinë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, po punohet edhe për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim, përfaqësues të firmës së ndërtimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.