E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në kërkim ndërkombëtar për lëndë narkotike, arrestohet trafikanti nga Durrësi me dy mbiemra
Publik News

Në kërkim ndërkombëtar për lëndë narkotike, arrestohet trafikanti nga Durrësi me dy mbiemra

Policia e Durrësit ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikim i drogave”

Në pranga ka rënë 53-vjeçari me dy mbiemra Islam Kasa alias Mitralozi, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e Policisë Vendore Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin provizor të shtetasit Islam Kasa alias Mitralozi, 53 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Bolonja, Itali, me vendimin e datës 18.06.2019, e ka dënuar me 23 vjet, 1 muaj e 7 ditë burg, për veprën penale “Trafikim i drogave”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.