E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në kërkim ndërkombëtar për trafik kokaine,arrestohet 39-vjeçari
Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për trafik kokaine,arrestohet 39-vjeçari

Shtetasi Ardian Sufaj është arrestuar gjatë ditës së sotme në Shëngjin. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikimin e 100 kg kokainë dhe për pengmarrje.

Sufaj, 39 vjeç, ishte në listën e kërkimeve të Interpolit në Romë. Autoritetet gjyqësore italiane i kishin vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Trafikim narkotikësh”, “Organizatë kriminale” dhe “Pengmarrje”, sipas Kodit Penal italian.

Arrestimi i Ardian Sufajt është një hap i rëndësishëm në luftën kundër trafikimit të drogës dhe organizatave kriminale. Autoritetet vijojnë hetimet për të zbuluar më shumë detaje lidhur me veprimtarinë e tij dhe lidhjet e mundshme me grupet kriminale të trafikut të drogës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.