E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në kërkim  për vrasje,arrestohet në Morinë
Publik News

Në kërkim për vrasje,arrestohet në Morinë

Artin Korça është 21-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për “Vrasje e shkallës së dytë” i cili u arrestua sot në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë. I riu, banues në Gjilan, Kosovë, rrezikon burgimin e perjetshem per krimin qe ka kryer.

“Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga NCB Ottawa, Kanada, pasi Gjykata e Edmonton, Alberta, Kanada ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin për veprën penale “Vrasje e shkallës së dytë”.

Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është burgim i përjetshëm“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Kanadasë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.