Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi thotë se presidenti Ilir Meta i ka bërë kritika për deklaratat e saj se virusi nuk ekziston, apo që maska të mos mbahet në ambient të hapur.
E pyetur nga gazetarët, ajo tha se për këtë presidenti i mban dhe “distancë sociale”.
“Sigurisht që kam marrë kritika nga Presidenti. Madje mban dhe distancë sociale përsa i përket Covid-it (Qesh). Presidenti ka mbaruar studimet për ekonomi politike, kryeministri për arte, kurse unë kam mbaruar shkollën për biokimi dhe di si të ruhesh nga një pandemi dhe një gjendje virale”, tha Kryemadhi.
Ajo i kërkoi kryeministrit Rama që të paguajë paratë e qytetarëve të prekur me Covid-19 por që kurohen në shtëpi. “Gjeja kryesore që duhet të bëj zoti Rama, mbajtja e maskën në rrugë njëherë nuk ia zvogëloi numrin e të infektuarëve. Ka me qindra të infektuar që kurohen në shtëpi. Paguajnë nga 1000 euro për kurim. Ky zotëria t’ju paguajë paratë këtyre që kurohen në shtëpi”, u shpreh Monika Kryemadhi, kryetare e LSI.



