E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në Kosovë, tri raste të dhunës në familje për 24 orë
Publik News

Në Kosovë, tri raste të dhunës në familje për 24 orë

Njëri nga ta, raportohet të ketë ndodhur në Podujevë, mëngjesin e së martës, ku është arrestuar i dyshuari, i cili pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima ka pranuar tretman, ndërsa policia raporton se i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

“Është arrestuari dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Rasti i dytë ka ndodhur në Graçanicë, ku një serbe ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti. Në raportin e Policisë nuk jepen detaje të tjera, kurse viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Viktima femër K-Serbe ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K-Serb. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërsa, në Ferizaj janë arrestuar dy persona, një mashkull dhe një femër, e cila është shtetase e Shqipërisë, të cilët pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete.

Të dy janë intervistuar nga policia, ku e dyshuara është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i është dorëzuar Njësitit të hetimeve Pejë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull K/Shqiptar dhe një femër shtetase e Shqipërisë, pasi që të njëjtit pas një fjalosje-mosmarrëveshje janë rrahur në mes veti dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari mashkull i është dorëzuar Njësitit të hetimeve Pejë”, raporton Policia e Kosovës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.