E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Në Kuadër Të Dashurisë” përveç Luizit dhe Oltës edhe akotorë të tjerë…
Lajme

“Në Kuadër Të Dashurisë” përveç Luizit dhe Oltës edhe akotorë të tjerë…

Zbulohen emrat e të gjithë kastit të aktorëve të filmit

Po vjen shpejt filmi “Në kuadër të dashurisë” me protagonistë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari. Tani është zbuluar gjithë kasti i filmit, duke përfshirë Luiz Ejllin, Oltën Gixhari, Salsano Rrapin, Sarën Hoxhën, Ndriçim Xhepën, Zamira Kitan, Oltën Dakun, Besmir Bitrakun, Luan Jahan, Ylber Bardhin, Roerd Toçen, Sotiraq Bratkon, Dea Mishel Hoxhën, Aleksandër Gramin, Eni Shehun, Myzafer Zilfajn, Xhljano Briskun, Megi Pojanin dhe Sarën Kolamin.

Titulli i filmit, “Në kuadër të dashurisë”, duket se i referohet frazës së njohur “në kuadër të lojës” që u përmend shpesh gjatë BBVIP. Filmi do të jetë një komedi-romancë moderne.

Përshkrimi i filmit thotë: “Do të jetë një histori e vërtetë dashurie në kohët moderne që lidh jetën e dy njerëzve dhe familjeve të tyre në një komedi romantike që do t’ju bëjë të qeshni, të qani dhe të dalni nga kinemaja të frymëzuar.” Pritet që xhirimet të përfundojnë më 15 korrik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.