Në Malmo shkatërrojnë statujën e sulmuesit
Para disa javësh, Zlatan Ibrahimoviç vendosi që të bëhej aksioner i skuadrës së Hamarbit. Ish-kapiteni i Suedisë deklaroi se donte të ndihmonte ekipin e Hamarbisë për t’u bërë skuadra më e fortë në Gadishullin Skandinav. Kjo skuadër është kundërshtari i urryer i Malmos. Madje, Ibra realizoi një foto me fanelën e tyre.

Por, me sa duket nuk është dashur as bashkia dhe as peticioni, pasi mbrëmjen e së shtunës statuja është rrëzuar dhe shkatërruar.

Mediat vendase bëjnë të ditur se policia shkoi në vendin e ngjarjes, mbajti shënime dhe çdo dyshim shkon te ultrasit e Malmos, që janë “tërbuar” me sjelljen e Ibras.

Tashmë mbetet të shihet reagimi i lojtarit të Milanit, që gjithmonë bëhet mediatik me ato që thotë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



