Ne nuk do bëhemi pjese e pazarit të fëlliqur të republikës së vjetër edhe pse kemi 71 ditë në çadër.
Nëse republika e vjetër do të vazhdojë të ekzistojë, gjërat do të shkojnë keq e më keq, me një tjetër parlament dhe një tjetër qeveri të zgjedhur jo nga populli me votën e lirë, por nga krimi, droga dhe paratë e korrupsionit. Ftesa ndaj opozitës, Partisë Demokratike dhe meje dhe presioni ndaj nesh që të bëhemi pjesë e pazarit të fëlliqur të republikës së vjetër ka për qëllim që ne të bëhemi alibi dhe perde për një proces zgjedhor të paracaktuar nga krimi dhe droga. Ne i kemi thënë jo. Unë i them jo e do të vazhdoj ti them jo deri në fund.
Rruga e vetme e drejtë është që ne të vazhdojmë betejën tonë për votën e lirë, themelin e bashkëjetesës demokratike. Përpjekja jonë është një sakrificë tashmë 71 ditore. Unë nuk mund premtoj se sa do të zgjasë kjo sakrificë. Unë nuk premtoj dot se mund ta bëj më të lehtë këtë betejë. Por unë kam premtuar para bashkimit tonë qytetar dhe para Zotit se në qoftë se jemi të bashkuar, nëse jemi të vendosur, nëse jemi të frymëzuar nga interesi ynë i lartë demokratik, patriotik, kombëtar për të siguruar me çdo kusht zgjedhje të lira dhe të ndershme, ne do të fitojmë, qytetarët do të fitojnë, Shqipëria do të fitojë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



