E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
”Ne nuk kemi doktorë denoncimi i Erkand Qerimajt”….
Lajme

”Ne nuk kemi doktorë denoncimi i Erkand Qerimajt”….

Erkand Qerimaj ka arritur t’i rrëmbejë Botërorit medaljen e bronzit.

Ai tashmë renditet i treti në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes, pas tërheqjes së rumunit Dumitru Kaptari, i cili rezultoi pozitiv për përdorimin e substancave të ndaluara.

I ftuar në “Wake Up”, ndërsa tregoi për emocionet që i jep kjo medalje, sportisti u ndal edhe në problematikën e ditëve të fundit që po flitet në sportin e peshëngritjes, atë të dopingut.

“Ka shumë sportistë që nuk janë paraqitur në kontrollet e befasishme antidoping. Por më e keqja është se ne nuk kemi doktor, pasi ai do të na kontrollonte çfarë kemi dhe çfarë na mungon… Për të mos folur pastaj për kushtet e tjera”, tha Erkand Qerimaj.

Ai foli edhe për pritshmëritë për Kampionatin Evropian. Qerimaj tha se sëbashku me sportistët e tjerë, janë pretendentë për medalje, e pse jo, për të qenë ekipi më i mirë në Evropë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.