Në prag divorci, kavajsi arrestohet në spital
Ndërkohë që Policia njofton se janë proceduar dhe dy persona të tjerë, të cilët kanë ndërhyrë gjatë konfliktit.
Konflikti mes çiftit në proces divorci, dyshohet se ka nisur për pronësinë e restorantit. Gruaja e cila u lëndua lehtë në dorë pretendon se është plagosur nga Dema, ndërsa ky i fundit edhe vetë është shtruar në spital, për shkak se pretendon se është dhunuar nga kuzhinieri i lokalit.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. D., 32 vjeç, banues në Rrogozhinë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” gjatë një konflikti për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij e cila u pajis me Urdhër të Menjëhershëm të Mbrojtjes.
Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasit G. B dhe F. V., pasi kanë ndërhyrë gjatë konfliktit nëpërmjet shtetasve të lartpërmendur duke goditur shtetasin K. D., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



