E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në pranga babai i ish-deputetit, përdhunuan 23-vjeçaren me të meta mendore
Lajme

Në pranga babai i ish-deputetit, përdhunuan 23-vjeçaren me të meta mendore

Një 23-vjeçare shqiptare është përdhunuar në Pejë, Kosovë.

E reja me probleme të shëndetit mendor, ishte raportuar si e zhdukur nga policia në Shqipëri. Pak ditë më parë ajo ishte gjetur dhe dërguar në emergjencë për kontroll mjekësor, nën dyshimin se ajo ishte dhunuar. Pas ekzaminit në institutin e mjekësisë ligjore është zbuluar se vajza është përdhunuar.

Për këtë ngjarje, Prokuroria e Pejës ka arrestuar dy persona, Shaban Berisha dhe Ismet Gogaj. Gjithashtu autoritetet kanë sekuestruar edhe makinën me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale.

Sipas mediave në Kosovë, njëri nga të arrestuarit dyshohet të jetë babai i ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Veton Berishës. Ky i fundit ka thënë se arrestimin e babait e ka marrë vesh nga fqinjët pasi nuk ishte në dijeni të diçkaje të tillë.

“Pasha besën qetash janë duke më thirrë kojshitë, unë jam në Prishtinë. Jam kanë në Zvicër, unë nuk kam asnjë infomacion” “Nuk po muj me marrë në telefon… se kam askënd une atje. Nanën e kam këtu, baba është në Pejë. Kojshitë më thirrën, nuk është Shabani ksajde e tash po nisna për Pejë ta shoh se çka është puna…Baba i ka 65-66 vjet”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.