E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në pranga durrsaku i kërkuar nga Italia, pse akuzohet
Publik News

Në pranga durrsaku i kërkuar nga Italia, pse akuzohet

Policia e Durresit ben me dije se ka arresuar shtetasin Nardi Hoxha, 44 vjeç, banues në kete qytet, i shpallur ne kerkim nga Italia.

“Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Triestes, Itali e ka dënuar me 5 vite e 3 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, njofton policia.

NJOFTIMI 

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejtë Italisë, 44-vjeçari i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Operacioni nga DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kapën dhe ndaluan shtetasin në ndërkombëtar Nardi Hoxha, 44 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Triestes, Itali e ka dënuar me 5 vite e 3 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.