E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në pranga gjyshja dhe babai i fëmijës
Lajme

Në pranga gjyshja dhe babai i fëmijës

Dy persona, nënë e birë, janë arrestuar pasditen e sotme në Vlorë, pasi akuzohen për marrje të padrejtë të një fëmije.

Sipas policisë, personat me inicialet A.N., 66 vjeçe dhe J.N., 39 vjeç, gjyshja dhe babai i fëmijës, e kishin fshehur atë nga punonjësit e Zyrës së Përmbarimit Vlorë, me qëllim për të mos ja dorëzuar nënës, pasi gjykata kishte vendosur për kalimin e fëmijës së mitur 37-vjeçares me inicialet E.N.

 

Njoftimi i plotë i policisë:

Vlorë

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit A.N., 66 vjeçe dhe J.N., 39 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tyre është bërë pasi ditën e djeshme, në banesën e tyre në lagjen “Kushtrimi” Vlorë kanë shkuar punonjësit e Zyrës së Përmbarimit Vlorë për të bërë ekzekutimin e vendimin të gjykatës për kalimin e fëmijës së mitur nënës së saj shtetases E.N., 37 vjeçe, por shtetasit e mësipërm kanë fshehur fëmijën me qëllim mosdorëzimin prindit tjetër.

Në vijim të veprimeve proceduriale, Policia e Vlorës ka bërë arrestimin e shtetasve A.N dhe J.N për veprën penale “Marrja e padrejtë e fëmijës, e kryer në bashkëpunim” duke ia referuar rastin Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.