E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në pranga kavajsi që i  shiti italianit gjysmë kuintali drogë
Publik News

Në pranga kavajsi që i shiti italianit gjysmë kuintali drogë

Një 36 vjeçar me inicialet E.L është arrestuar nga Policia pasi disa ditë më parë i kishte shitur 53 kg drogë një shtetasi italian, në formë çokollate. Ky i fundit në tentativë për ta transportuar drejt Italisë, u kap në doganën e Muriqanit.

Sipas Policisë, është kapur dhe ndaluar shtetasi me inicialet E. L., 36 vjeç, banues në Lagjen Nr.2, Kavajë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore  rezultoi se ky shtetas i kishte shitur lëndën narkotike shtetasit italian C. T., disa ditë më parë, që tentoi ta trafikonte në drejtim të Italisë, i cili u arrestua nga Policia Kufitare e Muriqanit, Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, i kryer në bashkëpunim, i mbetur në tentativë”.

Shkodër

Vijon puna hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e tentativës për trafikim ndërkombëtar të 53 kilogramë lëndë narkotike marijuanë në formë çokollate.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga shitësi i lëndës narkotike, shtetasit italian i cili u arrestua 5 ditë më parë në pikën e kalimit kufitar Muriqan Shkodër në tentativë për të trafikuar drejt Italisë lëndën narkotike.

Në vijim të punës për dokumentimin ligjor të tentativës për trafikim të 53 kg  lëndë narkotike në drejtim të Italisë, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Shkodër nën drejtimin e Prokurorisë u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i kësaj ngjarjeje.

Pas një pune të mirëorganizuar, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. L., 36 vjeç, banues në Lagjen Nr.2, Kavajë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore  rezultoi se ky shtetas i kishte shitur lëndën narkotike shtetasit italian C. T., disa ditë më parë, që tentoi ta trafikonte në drejtim të Italisë, i cili u arrestua nga Policia Kufitare e Muriqanit, Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, i kryer në bashkëpunim, i mbetur në tentativë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.