E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në pranga një shtetas, shpërdanin drogë tek ‘Sheshi Shqiponja’
Publik News

Në pranga një shtetas, shpërdanin drogë tek ‘Sheshi Shqiponja’

Efektivët e Komisariatit të Policisë Nr.6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në operacioni e koduar “Duplex” arrestuan një person dhe shpallën në kërkim një tjetër pasi kishin marrë informacione se ata shpërndanin kokainë në zonën e quajtur “Sheshi Shqiponja”, në Tiranë.

 

 

Gjatë kontrollit të banesës së tyre, u sekuestruan dhjetra doza me lëndë narkotike kokainë, shuma të konsiderueshme parash dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Në pranga ra shtetasi Y. T., 55 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit M.T.

NJOFTIMI

Komisariati i Policisë Nr. 6 Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Duplex”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Y. T., 55 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit M.T.

Nga Komisariati i Policisë Nr. 6 Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, janë siguruar informacione në rrugë operative se në shtetasi Y.T., në bashkëpunim me M.T., në banesën e tyre në rrugën “Gjergj Legisi”, posedonin sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit kokaine dhe ua shisnin shpërndarësve sipas porosive që bënin.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, nga ana e punonjësve të Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në rrugën “Gjergj Legisi”, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Y. T., ku Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale dhjetra doza me lëndë narkotike kokainë, shuma të konsiderueshme parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, si dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “ Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.