E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në Republikën e Mandit të Nishtullës dhe Edit të Surrelit!
Publik News

Në Republikën e Mandit të Nishtullës dhe Edit të Surrelit!

Po qarkullon një video neper rrjet ku ylli i zhanerit muzikor më të përhapur në trevat shqiptare, tallava nga kërthiza tek gjuri, Mandi i Nishtullës ka bërë një falenderim për Edin e Surrelit pasi e kishte sharë atë me libër dasme para disa kohësh në një video tjetër, për arsyen se kishte ngecur në kufi.

https://youtu.be/BFobGhSTPAY

Njerëzit ia kanë nisur të shajnë Mandin e Nishtulles për servilizmin e tij të ndyrë dhe nuk kanë lënë gjë pa i thënë.
Nuk ka asnjë mundësi që Mandi të rrëmbejë vemednjen time, aq më pak të jetë objekt diskutimi tek rreshtat e mi, por u ndala sepse Mandi dhe shumë të tjerë ndikojnë fort (jo rastësisht) tek struktura kulturore e Kombit më të mjeruar në Evropë. Mandi, ai karagjozi tjetër, ai tjetri, ajo tjetra, që ju ua sillni menjëherë emrat në mendje pa i shkruar fare unë, ato gocat analfabete me cica të mëdha të instagramit, ndikojnë tek anëtarësia e Kombit më të mjeruar në Evropë më shumë se Platoni, Shekspiri, Aristoteli, , Naimi, Samiu, Derada, Gurakuqi, Prishtina, Boletini, Ismaili, Konica, Noli, Jezu Kishti (a.s) apo se vete Muhamedi (a.s).

Mandi i Nishtulles, Ad Sybardhi, Ardi Daullxhiu, Ujku i Cerrikut, Kërpërata bjonde, deputetet e listave, cunat e Gjushit, breket e Shukriut, kacurrelsi i parlamentit qe pinte uiski me dashnoret përpara se të bëhej qeros dhe shumë personazhe të tjerë të hip hop-it, tallavasë, rap-it, të instagramit, të Tik-Takut, karagjozë interneti që quhen humoriste e kineastë, fallxhore idiote, vajza plotesisht analfabete që nuk kanë lexuar asnjë libër në jetën e tyre që pozojnë për fansat në rrjetet sociale, jetën e tyre, luksin, shëtitjet, udhëtimet me paratë e ndonjë qerosi drogaxhi analfabet, që rrin në prapaskenë, janë projeksioni kulturor që investohet me aq shumë miliona e miliarda nga maskaenjtë e mëdhenj të Tiranës, me synim përfundimtar rrënimin kulturor të racës më ta lashtë të Gadishullit Ballkanik, si parakusht për sundimin e tyre dhe nënshtrimin ndaj popujve të tjerë në ngritje të rajonit.

Shoqëria e spektaklit, e mashtrimit, e tallavase, e miteve false, e horoskopit, e idiotësive, e karagjozllëkut, e mjerimit, e dhimbjes, është plani i tyre i madh që përgatit terrenin dhe infrastrukturën kulturore, spirituale e mendore për një shoqeri të degraduar dhe të dorëzuar plotesisht. Nje shoqeri kulturalisht e degraduar është një shoqëri e vrarë që nuk ka fuqi të ndërtojë mekanizmat (antikorpet) për t’u mbrojtur prej diktaturave, sundimeve, plackitjeve dhe pushtimeve të mëdha. Atë pushtim të përjetshëm që ka tashmë të pikturuar tek koka e tij Edi i Surrelit.

Shqipëria po vdes dalëngadalë dhe po zhytet cdo ditë e më shumë në kënetën e llumkultures, të llumidealeve, të llumpolitikës, të llumligjit, të llumekonomisë, që e kanë ndërtuar palacot e medhenj të racës dhe shqiptarët e ndjejnë cdo ditë e më shumë se sa më shumë i lëvizin këmbët për të shpëtuar prej llumit aq më shpejt zhyten në të.

Jemi të gjithë duke dhënë shpirt në këtë kënetë të madhe, dhe mundësia e vetme për të shpëtuar është të nxjerrim aq frymë sa na ka mbetur në mushkëri, të gjithë bashkë, për ta tharë kënetën e mashtrimit te madh. Kush ka frike se vdes, po i mbaroi fryma, duhet ta kuptojë se është i vdekur gjithësesi, por mundësia e fundit mbetet në te gjitha rastet një mundësi e vërtetë. Shqiptarët jashtë Shqipërisë që kanë më shumë frymë të painfektuar mund të ndihmojnë shumë gjithashtu, për tharjen e kënetës, pasi oksigjeni i gjëndur tek pulomnet e infektuara të shqiptarëve të ndershëm të mbetur në këtë vend, nuk mjafton.

Republika e mashtrimit, e lëpirjes dhe e hipokrizisë që ka projektuar Edi i Surrelit në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Mandin e Nishtullës dhe me garnituren tjeter kultuore te mashtrimit është entiteti politik, kulturor, ekonomik dhe social më i rrezikshem me të cilin është përballur ndonjeherë historia e vjetër dhe e re e Kombit!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.