E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
në rrugë nuk flitet’- Fermerët në protestë jashtë Kuvendit, Rama merr një përfaqësi të tyre për të biseduar: Edhe ai që ngriti dy gishtat të vijë
Lajme

në rrugë nuk flitet’- Fermerët në protestë jashtë Kuvendit, Rama merr një përfaqësi të tyre për të biseduar: Edhe ai që ngriti dy gishtat të vijë

Kryeministri ka mbledhur disa përfaqësues nga protestuesit fermerë të Lushnjes që ishin mbledhur sot jashtë Kuvendit, për të biseduar me ta.

1

“Ja dhe kryeministri Edi Rama”- tha një nga fermerët sapo pa shefin e Qeverisë që zbriti nga makina e tij për t’ju drejtuar Kuvendit që është mbledhur në seancë plenare.

Teksa Rama iu drejtua fermerëve që të afroheshin, ata dëgjohen të thonë:

“Hajde na sqaro ti”

“Hajde, ku e kam përfaqësuesin tuaj se s’flas dot me të gjithë. Kush do vijë me mua të flasim brenda se këtu në rrugë nuk flitet. Do vish? Po hajde hajde, edhe ai që ngriti dy gishtat ku është ai. S’ka punë demokratësh këtu”, tha Rama

“Ne jemi fermerë zoti kryeministër”- dëgjohet një tjetër fermer.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.