Në spitalin Covid, kufoma e të moshuarës qëndroi 6 orë me pacientët e tjerë në dhomë
Një 65-vjeçare ndërroi jetë pasi ishte infektuar me koronavirus në Klinikën e Nefrologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas informacioneve për mediat, trupi i të moshuarës ka qëndruar për 6 orë në dhomën me të infektuarit e tjerë.
Viktima ka ndërruar jetë rreth mesnatës, ndërsa trupi i saj është larguar nga klinika në orën 06:00 të mëngjesit.
Në dhomën ku po qëndronte trupi i pajetë i 65-vjeçares, ishin edhe katër pacientë tjerë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



