E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në Tiranë hidhen në kosh 4.5 ton ushqime
Publik News

Në Tiranë hidhen në kosh 4.5 ton ushqime

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ushtruar kontrolle në disa qytete të vendit, ku mësohet se një pjesë e bizneseve në Shkodër, Berat, Fier dhe Dibër nuk kanë plotësuar protokollet e sigurisë.

AKU ka hasur në bizneset e këtyre qyteteve; mungesën e xhamit mbrojtës, mungesën e sinjalistikës për distancimin fizik, si dhe afishimin e posterave, por mësohet se ato nuk janë gjobitur sipas Aktit Normativ të hyrë në fuqi, por janë këshilluar.

AKU njofton se janë kryer 390 kontrolle zyrtare dhe monitorime. Ndërkohë në Korçë është asgjësuar një sasi prej 100 kg kos dhe 50 kg djathë kaçkavall.

Në Tiranë është bërë asgjësimi i 4.5 ton produkteve ushqimore me kërkesë të vetë subjekteve. Ndërsa në Fier, është marrë masë administrative “Paralajmërim” ndaj 1 subjekti, si dhe në kuadër të Planit të Mostrave janë marrë 16 mostra produktesh ushqimore (domate, kastravecë, patate dhe speca) për analizim laboratorik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.