E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Ne tironsit nuk jemi b*** pambukër”
Publik News

“Ne tironsit nuk jemi b*** pambukër”

Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi gjatë fjalës së tij në seancën plenare ja sfiduar kryeministrin Edi Rama duke thënë se Shqipërisë i duhet një kryesministër tranzitor katolik që të shuajë gjakërat.

Teksa ka komentuar ligjin 7501 për pronon, të cilin e quajti ligj që ktheu vëllavrasjen, Gjuzi i bëri thirrje ministres që ta kthejë atë.

Për të nxjerrë në pah punën e tyre, Gjuzi u shpreh se partia e tij punon shumë, madje ehe deri në orët e vona në Kryesinë e Kuvendit, duke theksuar se ata nuk janë “b*** pambukër”

“Doni të bëni krim mbi pronën përsëri? Jo ne nuk ju lejmë, jemi këtu.

Jemi ne këtu dhe jemi më të mirët, edhe më të përgjegjshmit. Ju deshët të na nxirrnit përjashta, por ne punuam që të vinte këtu Presidenti i Parlamentit Eurpian dhe t’i jepte dorën Bushatit dhe Kujtim Gjuzit.

Po si kujtuar ju se do ja jepte vetëm Gramoz Ruçit?

Si kujtuat ju se nuk punojmë ne? Ëëëë? Ne punojmë deri në orët e vona dhe ndonjëherë edhe natë për natë atje tek zyrat tona në Kryesinë e Kuvendit. Po ju dorëzova flamurin sot sepse është dita e parë e shekullit të ri, e qeverisë shqiptare. E keni ju qeverinë me 24 mandate të vjedhme, të grabitme, të trysnuara. Po po ju e keni, mbajeni nuk ka problem. 8 vite i keni. 3 herë 8, e gjithë demokracia botërore në 3 herë 8 duke dorëzuar dokument qeverisjen shkon në Shqipëria vend me demokraci të stabilizuar. Ta mësojnë ata që janë të rinoje, ata që nuk dinë, ta mësojnë edhe ata që kanë thënë se tironcit janë për tallava ose naj kryeministër ka thënë këta b** pambukur, po nuk desha ta them, por nuk kemi b** pambukur ne se e bëmë Tiranën metropol, me 1 milionë banorë. Ndërkohë që diktatura mbajti 44 vite. Diktaturat bëjnë edhe ndonjë punë që është e mirë, por vrasin. Donin të na vrisnin me njeri-tjetrin për prona. Brenda mbiemrit tim kam për një gardh prone të vrarë dhe ka dalë me të drejtë zakonore më  madhi, Abdulla Gjuzi që i tha dy nipërve s’duhet të vriteni, duhet të vritem unë në Sauk.

2020 vjet është kalendari kristian dhe ju kujtoni se ai dhash kot flamurin Bushatit sot ëëë?

Ia dhash sepse ata janë ashti i kombit dhe ju nuk keni kryeministër 107 vite qeveri shqiptare se doni ta mbani peng se doni ta mbani peng me pjesën ortodokse, edhe timen bektashiane dhe myslimane me 22 kryeministra dhe 11 kryeministra përsëri i 12 doni ta vendosni siç e dini ju.

Jo, jo kësaj radhe duhet të ketë kryeministri transzitor katolik që të shuajë gjakun, ndryshe i bie të ndezë gjak. Mos e ndizni Tironën se Tirona ëshët e rrezikshme. Jiqeni këtë ligj e nderuar shkëlqesi ministre”, u shpreh Gjuzi.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.