E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në utobusin  e linjës Bari-Durrës, gjenden rreth 100 mijë euro
Lajme

Në utobusin e linjës Bari-Durrës, gjenden rreth 100 mijë euro

shumë prej rreth 100 mijë eurosh është gjetur brenda 8 paketimeve në pjesën e tavanit të një autobusi në portin e Durrësit. 

konenier-porti-i-durresit

Autobusi ishte i linjës Bari-Durrës dhe në hyrje të Republikës së Shqipërisë është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar.

Gjatë kontrollit në pjesën e tavanit, janë gjetur 8 paketime me kartëmonedha në euro.

Shuma totale ishte 99.700 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë është arrestuar shoferi i autobusit 37 vjeçari me iniciale E. Rr.,  banues në Durrës, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme kundër paligjshmërisë dhe krimeve ndërkufitare.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Entry”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për mosdeklarim të të hollave në kufi.

Kishte fshehur një shumë të madhe parash (euro) në tavanin e autobusit të linjës Bari-Durrës, me qëllim që të mos i deklaronte në hyrje të RSh-së, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari (drejtuesi i autobusit).

Sekuestrohen 99 700 euro të ndara në 8 paketime.

Shërbimet e Policisë Kufitare në port Durrës, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për goditjen e paligjshmërive dhe krimeve ndërkufitare, si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar në analizën e riskut dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës dhe autoritetet doganore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Entry”.

Gjatë operacionit, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, një autobus tip “Scania” i linjës Durrës-Bari-Durrës. Gjatë kontrollit të imtësishëm në autobus, me metoda bashkëkohore, në pjesën e tavanit, janë gjetur 8 paketime me kartëmonedha në euro, gjithësej 99 700 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Rr., 37 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.