E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Në vend të Mykonos, provoni Shqipërinë”/ “Washington Post”: Plazhe, male dhe qytete antike
Lajme

“Në vend të Mykonos, provoni Shqipërinë”/ “Washington Post”: Plazhe, male dhe qytete antike

“Në vend të Mykonos, provoni Shqipërinë”/

Gjiganti mediatik amerikan “Washington Post” ka shkruar një artikull ku sugjeron destinacionet të cilat duhet të vizitoni gjatë këtij sezoni turistik.

Mes tyre renditet edhe Shqipëria, ku “Washington Post” shkruan në artikullin e saj që në vend të ishullit grek Mykonos duhet të vizitojnë Shqipërinë.

“Washington Post” e përshkruan Shqipërinë, duke shkruar se është një vend i pasur me dete, male idilike për ecje, çiklizëm dhe qytete antike.

“Greqia renditet në listën e udhëtarëve amerikanë për të vizituar këtë verë. Ministri grek i turizmit Vasilis Kikilias parashikon 10 deri në 20 për qind më shumë vizitorë në vend këtë vit sesa i kaluari.

Si fillim, ishulli grek i Mykonos ishte destinacioni kryesor ndërkombëtar në trend i Airbnb për amerikanët.

Për një alternativë me ujë të pastër kristal dhe çmime të përballueshme, provoni fqinjin verior të Greqisë, Shqipërinë. Do të gjeni plazhe përgjatë Rivierës Shqiptare dhe në brendësi, malet janë idilike për ecje, çiklizëm dhe qytete antike”, shkruhet në artikull./

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.