Në vend të nje homazhi, për mikun dhe lirikun virtuoz Qazim Shemaj që sot u largua nga jeta, sjell këtë poezi timen nga libri “Të gjallë dhe të vdekur”.
Ilirian Zhupa

Në vend të nje homazhi, për mikun dhe lirikun virtuoz Qazim Shemaj që sot u largua nga jeta, sjell këtë poezi timen nga libri “Të gjallë dhe të vdekur”.
SHKOJ PËR TË ARDHUR….
Për katër çaste do bëhem dru,
Që pak më vonë të bëhem dhimbje,
Në katër orë do bëhem bindje.
Për katër ditë do bëhem avull,
Që pak më vonë të bëhem frymë,
Në katër netë do bëhem brymë.
Për katër javë do bëhem ujë,
Që pak më vonë të bëhem hi,
Në katër muaj do bëhem shi.
Për katër stinë do bëhem erë,
Që pak më vonë të bëhem re,
Në katër dimra do bëhem dhe.
Për katër vjetë do bëhem pemë,
Që pak më vonë të bëhem shenjt,
Për katër jetë do bëhem shpend
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


