E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në verë zjarret po bien nga dielli, në dimër urat bien nga shiu
Lajme

Në verë zjarret po bien nga dielli, në dimër urat bien nga shiu

Ironia therëse e Kreshnik Spahiut

Juristi Kreshnik Spahiu thotë se qeveria shqiptare dhe institucionet në varësi të saj nuk mund ta justifikojnë shembjen e rrugës Librazhd–Pogradec vetëm me reshjet e dendura të shiut, pasi sipas tij veprat infrastrukturore nuk mund të jenë kaq delikate.

Spahiu ironizoi qeveritë shqiptare, të cilat sipas tij në verë justifikojnë zjarret me temperaturat e larta, ndërsa në dimër përmbytjet me reshjet e shiut.

“Duket tërësisht joprofesionale dhe e papërgjegjshme justifikimi që zyrtarë të shtetit në verë justifikohen me diellin dhe vapën kur bien zjarret, në dimër me shiun. Kjo qeveri e Shqipërisë duhet të përgatitet për fatkeqësi natyrore, alternativa dhe infrastrukturë. Gjithë situata është që ne kemi një shtet pa vizion. Është e pafalshme që ne dalim pas 4 dekadash nga sistemi komunist dhe Enver Hoxha të ketë ndërtuar më shumë porte, aeroporte, ura etj., krahasuar me qeveritë e Fatos Nano, Ilir Meta, Sali Berisha, Edi Rama. Zyrtarët e shtetit duhet të marrin përgjegjësi, sepse në vitin 2026 çdo aks kombëtar duhet të ketë rrugë dytësore. Janë katandisur si në kohën e Ahmet Zogu, kur në vitin 1937 kishte linjë ajrore Korçë-Tiranë”, – tha Spahiu.

Sipas tij, përveç korrupsionit, një arsye tjetër e cilësisë së dobët të veprave infrastrukturore në Shqipëri është edhe niveli i ulët i profesionalizmit dhe ekspertizës së kompanive shqiptare që i realizojnë këto projekte.

Spahiu tha se rasti i dëmtimit të bypassit të sapondërtuar, pas shembjes së rrugës Librazhd-Pogradec, tregon se ka ardhur momenti që shteti shqiptar të kontraktojë kompani të huaja të specializuara për ndërtimin e rrugëve dhe veprave të tjera infrastrukturore.

Juristi thekson se, në funksion të interesit publik, mund të jetë më e leverdishme që të paguhet një kompani ndërkombëtare me kosto më të lartë, por që ofron garanci për dekada të tëra, sesa ndërtimi i rrugëve nga kompani vendase që sipas tij shpesh kanë kosto të larta dhe cilësi të ulët pune.

“A është Shqipëria e përgatitur me gjithë burimet financiare, njerëzore, teknike për një infrastrukturë për t’iu përshtatur ndryshimeve klimatike në të ardhur? Pa dyshim, korrupsioni është baza e uljes së cilësisë së punimeve, transparencës, shpërdorimit të fondeve etj. Problemi është që Shqipëria ka ardhur momenti të bëjë një bilanc të aftësive të veta, Shqipëria ka mungesë të theksuar të aftësisë. Ne po tregojmë paaftësi të thellë në infrastrukturë. Nëse krahasohemi me vendet fqinje, janë të pakrahasueshme cilësia e punimeve në krahasim me Shqipërinë. Ka ardhur momenti për një ndryshim të kuadrit ligjor për tenderat. Disa kompani shqiptare duhet t’i bëjmë përjashtim nga tenderat. Ose për shkak të korrupsionit ose për shkak të paaftësisë. Nëse Shqipëria ka kosto të larta në ndërtimin e rrugëve, duhet të listojë një numër të lartë kompanish të huaja. Më mirë një kosto më e lartë me një garanci për dekada shumëvjeçare”, – tha Spahiu në emisionin “Repolitix”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.