E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në Vlorë lëvizet vetëm me gomone e helikopter,niveli deri në 1 metër
Lajme

Në Vlorë lëvizet vetëm me gomone e helikopter,niveli deri në 1 metër

 

Ura e Mifolit dhe të gjitha zonat përreth saj, përbëjn pikën kyçe ku janë përqendruar forcat e Emergjencave Civile dhe të ushtrisë, pasi aty situata ka marrë përmasa të frikshme. Gjendja ka përshkallëzuar në një fazë që nuk ishte parashikuar as nga autoritetet, teksa lumi Vjosë vijon të fryhet, duke marrë përpara gjithçka gjen.

Siç raporton BW, në 6 fshatra të qytetit të Vlorës dëmet janë të konsiderueshme dhe është bllokuar lëvizja e automjeteve. Për momentin në drejtim të tyre mund të lëvizet vetëm me gomone dhe mjetet e ushtrisë, pasi niveli i ujit në rrugë arrin në mbi 1 metër.

Ndërkohë rreth orës 14:00 Forcat e Armatosura nisën operacionin e radhës të evakuuimit pranë Urës së Mifolit. Me varka dhe me ndihmën e helikopterëve nga ajri janë ne ndihme te banoreve qe duhet te evakuohen pas përmbytjeve, ndërsa raportohet për shumë familje që po kërkojnë ndihmë. Uji ka depërtuar brenda 80 banesave, ndërsa rrjedha e krijuar në rrugën lidhëse mes fshatrave Novoselë, Fitore, Bishan e ka bërë rrugën të pakalueshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.