Nedim Bajrami shënon supergol nga jashtë zone
Nedim Bajrami ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e sotme me skuadrën e Empolit, në Serinë B, ndaj skuadrës së Breshas. Fantazistin shqiptar ka tundur rrjetën në minutën e 17’, teksa me një gjuajtje të bukur nga jashtë zone, ia doli ta dërgojë topin në fundin e rrjetës.
![BAJRAMI]](http://www.panorama.com.al/sport/wp-content/uploads/2021/04/BAJRAMI.jpg)
22-vjeçari vazhdon të tregojë një formë shumë të mirë me skuadrën italiane, teksa do të ishte një ndihëm e madhe edhe për Kombëtaren, ku u grumbullua për ndeshjet e muajit maj, por për shkak të burokracive në FIFA, nuk mori dot debutimin. Ky është goli i katërt për Bajramin në këtë sezon me skuadrën e Empolit.
Nëse Empoli ruan rezultatin 3-1, me të cilin është mbyllur pjesa e parë, atëherë do të shkonin në kuotën e 66 pikëve, në vendin e parë në renditje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



