E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Negociatat/ Basha tregon për herë të parë me çfarë përballej opozita kur kërkonte ‘Po’-në e skeptikëve
Politikë

Negociatat/ Basha tregon për herë të parë me çfarë përballej opozita kur kërkonte ‘Po’-në e skeptikëve

Kryetari i PD Lulzim Basha ka zbardhur sot diskutimet dhe se me cfarë është përballur sipas tij kur opozita kërkonte hapjen e negociatave tek skeptikët.

 

 

“Dua te tregoj sot se cfarë rezistence dhe pozicioni absurd jemi gjendur si opozite teksa kërkonim hapjen e negociatave, e kërkonim si instrument shtesë për të kontrolluar e bërë preison mbi një qeveri që ka dalë mbi kushtetutën, ka kapur te gjitha pushtetet e dhunon të drejtat e liritë e njerëzve, ka zhytur vendin në kaos, vetëm përmes angazhimit evroopian mund të hedhim bazat e një shteti evropian me mundësi për gjithë qytetarët për një jetë me te mire.

Ajo që dëgjonim nga ana tjetër ishte shkurajuese. Pse duhet ti hapim negociatat një vendi që nuk respekton kriteret minimale të Kopenhagenit, nuk mban zgjedhje të lira e të ndershme, kur politikane kapen në flagrance në bashkëpunim me krimin si Tahiri e Xhafaj,
proceset gjyqesore zvarriten, mazhoranca i mbron politikisht sic pamë në rastin e Tahirit. drejtësia merr vendime të ndikuara politikisht, si dosja 184, në vend të hetohej u mbajt peng e u dërgua në Diber per tu asgjesuar si ceshtje penale.

Si mund të hapen negociatat ne një vend që në vend të nisë lufta kundër korrupsionit, korrupsioni sanksionohet me ligj, si rasti PPP, vendi është bërë bazë për trafikun e drogave të forta, e prokuroria në vend të hetojë mbron e shaktërron provat si në rastin e Toyota Yaris.

Ka qenë insistimi i PD dhe i imi personalisht që ka hapur një tjetër hulli diskutimi edhe në mesin e më skeptikëve, qe si mund ta ndihmojmë më mirë Shqipërinë duke i thënë jo një vendi që kryeministri po e m,an peng, apo duke caktuar një udhërrëfyes përcdo fushë e ti hapet rruga vendit për anëtarësim. Ka triumfuar mbrëmë kjo përqasje kushte të qarta e të forta por në fund të fundit dritë në fund të tunelit”.

Sakaq, i ka drejtuar edhe nje mesazh kryeministrit Edi Rama “Tani është koha që ai ti kthejë mandatin qytetarëve dhe të vendosin ata se kush do të qeverise”

“Na ka futur në marsh indietro dhe nuk e ka idenë si mund të dilet. Atë që nuk e ka bërë dot për dy mandate nuk do të arrijë ta bëjë kurrë. E vetmja gjë që na ndan ne nga këto vende është drejtuesi i qeverisë. Shqipëria është vend që nuk i mungon asnjë në raport me fqinjët.

Tani është koha që ai ti kthejë mandatin qytetarëve dhe të vendosin ata se kush do të qeverisë, të vendosin ata nëse do t’i besojnë mandat tjetër apo do të mbështesin alternativën e PD dhe opozitës së bashkuar për daljen nga kriza dhe të Shqipërisë si gjithë Evropa. Një herë në jetën e tij Rama të vendosë vendin dhe fatin e Shqipërisë të parin dhe jo të tijin personal”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.