E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
NEGOCIATAT, RUÇI  ‘ZBARKON’ NË HOLANDË
Politikë

NEGOCIATAT, RUÇI ‘ZBARKON’ NË HOLANDË

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe delegacioni që e shoqëron atë, kryetari i grupit të PS-së Taulant Balla dhe kryetarja e grupit demokrat në parlament Rudina Hajdari ndodhen në Holandë.

Në 16 prill parlamenti holandez votoi për rikthimin e vizave për shqiptarët me pretendimin se numri i shqiptarëve të përfshira në veprimtari kriminale ishte rritur. Teksa ky votim nuk ka vënë ende në lëvizje asnjë mekanizëm të Bashkimit Evropian që mund të rrezikojë udhëtimin pa viza, Holanda do të duhet të marrë një vendim tjetër përcaktues për Shqipërinë.

Ruci, Balla dhe kryetarja e grupit demokrat në parlamenti Rudina Hajdari do të zhvillojë një seancë dëgjimore me komisionin e Çështjeve evropiane, komision i cili do të përcaktojë vendimin e Holandës ndaj Shqipërisë.

Të mërkurën, kryetari i Kuvendit do ta kohet me Kryetaren e Senatit Holandës, Ankie Brokers – Knol dhe me senatorë holandezë. Pavarësisht përpjekjeve të Shqipërisë, Holanda nuk do ta thotë fjalën e saj të fundit përpara se të dalë Raporti i Komisionit Evropian në 29 maj dhe vendimin përfundimtar do ta shohim në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të vendet të BE-së në 19 qershor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.