Nëna e lindi në divanin ku e braktisi, foshnja në gjendje të rëndë
Foshnja që u gjet e braktisur në bodrumin e një pallati në Yzberisht është në gjendje të rëndë për jetën.
Aktualisht foshnja ndodhte në intubim pasi ka probleme me oksigjenin. Mësohet se nëna e ka lindur foshnjen në divanin ku është gjetur i braktisur.

Kamerat e sigurisë së ambienteve jashtë bodrumit kanë mundur të fiksojnë një grua, por ende nuk është arritur të identifikohet qartë.
Rikujtojmë se ishte një banor i pallatit ai që e gjeti foshnjen e braktisur dhe të mbuluar vetëm me një batanije mëngjesin e sotëm. Menjëherë ai ka njoftuar policinë për ngjarjen, por nuk e ka prekur fëmijën për të parë nëse kishte shenja jete apo jo.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



