E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nëna e Mateos zemërthyer pas humbjes së djalit: Të varet në mes të Fierit ai monstër, ta shohin të gjithë!
Lajme

Nëna e Mateos zemërthyer pas humbjes së djalit: Të varet në mes të Fierit ai monstër, ta shohin të gjithë!

FIER – “Të varet ai mostër. Drejtësi për Mateon. Djalit iu pre ëndrra në mes. Në mes të Fierit ta varin. Ta varin. Ta shohim të gjithë”.

Fjalë që tronditin shpirtin janë ato të nënës së Mateos, 8-vjeçari që u vra dy ditë më parë nga 38-vjeçari Klodian Çalamani në Grecalli të Fierit.

Nga ambientet e gjykatës së Fierit, ku do të komunikohet masa e sigurisë, nëna ka kërkuar varje të autorit në mes të qytetit.

Vrasja e 8-vjeçarit ndodhi dy ditë, ku pasi e rrëmbeu, fqinji e goditi me kazmë në kokë vogëlushin, dhe trupin e pajetë të tij e groposi në oborr.

Familjarët e 8 vjeçarit patën një mesazh edhe për Edi Ramën.

“Edi Rama del dhe thotë nuk ka ligj me varje. Po pse more kryeministër. Pse? Mund të ndodhë prapë”, tha e afërmja e viktimës.

Për shkak të rritjes së tensionimit të situatës është rritur numri i efektivëve në ambientet e Gjykatës. Ka qenë vëllai i 8-vjeçarit , i pikëlluar i cili i ka kërkuar efektivëve të futet në ambientet e Gjykatës për të qenë i pranishëm në seancë.

Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik, pasi 8-vjeçari u vra në mënyrë barbare nga fqinji, i cili pasi e goditi me lopatë duke e lënë pa jetë në vend, më pas e ka groposur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.