E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nëna e të arrestuarit për krimin horror në Mallakastër flet mes lotësh: Dritën e kisha motër, i ka dhënë djalit tim qumësht gjiri
Publik News

Nëna e të arrestuarit për krimin horror në Mallakastër flet mes lotësh: Dritën e kisha motër, i ka dhënë djalit tim qumësht gjiri

Madje ajo tregon për mediat detajin e trishtë, se Drita e donte aq shumë djalin e saj sqë i ka ofruar edhe qumësht gjiri kur ishte i vogël.

“Ajo grua nuk ka faj se është shumë e mira, e shumë e ndershme, e kam motër e kam shpirt, për vit të ri i kam dhënë urimin, me kë ishe i thashë, isha vetëm tha, e di i thashe te besoj se burrin e djalin i ke ne Greqi.

Nuk e dua më djalin që ka bërë atë veprim. Djali kishte që të shtunën që ikte e vinte shpesh herë, i thashë edhe vajzës se di ca ka Visi nuk më pëlqen. Dukej si i prekur si i hutuar, djali ishte në Greqi në datën 10 erdhi punonte me pasagjerë.

Ata janë shumë të mirë për ne. AJo nënë e lodhur e këputur, të ma bënte mua të parës jo asaj, mua nënës së tij në radhë të parë të ma bënte. Kemi punuar arën të dyja bashkë.
Pata 4 cuna, tani kam 3 ta dinë të gjithë.

Të arrijë djali im të bëjë vrasje te ajo, nuk ka mundësi. E mirrte e përgëzonte edhe i thoshte do pish qumësht te gegeja, aq shumë e donte. Më dhemb shpirti për Dritën”, tha nëna e Ervisit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.