E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nëna me djalin mbërrijnë nga Bulqiza, 40 vjeçari me kollë e temperaturë pas kthimit nga Italia
Publik News

Nëna me djalin mbërrijnë nga Bulqiza, 40 vjeçari me kollë e temperaturë pas kthimit nga Italia

Një rast urgjent ka mbërritur ditën e sotme tek Infektivi dhe bëhet fjalë për një 40 vjeçar nga Bulqiza i cili pasi është kthyer nga Italia prej  dy javësh ka qenë i sëmurë në shtëpi me kollë dhe temperaturë.

 Sot ai është sjellë në spital nga nëna e tij, e cila u shfaq në një deklaratë për media pa asnjë masë mbrojtëse, ndonëse ka qëndruar prej dy javësh pranë të birit i cili dyshohet se ka koronavirus, por ende s’ka dalë përgjigjia nga spitali.

“E çova në spital të Bulqizës,  e çova dhe më bënë analizat më pas e sollën këtu. I kanë bërë dhe analizat këtu  dhe smë kanë dhënë asnjë përgjigje. Më 22 shkurt ka ardhur nga Italia. Një javë ka qenë sëmurë në shtëpi. Ka pasur probleme me frymëmarrjen. Temperatura 38 shkonte ndonjëherë 39 dhe vetëm kollej.

2 javë në shtëpi. 5- 6 ditët e fundit u përkeqësua. Kollitjet dhe djerësët i kishte më shumë problem. I kanë bërë analizat dhe mbrëmë dhe sot. Nuk i kanë dhënë asnjë përgjigje. Mua smë kanë bërë asnjë kontroll”, ka thënë nëna e 40 vjeçarit të shtruar tek Infektivi.

40 vjeçari ka hyrë në vendin tonë më 22 shkurt nga Porti i Durrësit dhe drejt Bulqizës ka udhëtuar me makinën e tij.

89618345_201068514453329_7147541109210611712_n.jpg

89731654_220036855805581_699471248475815936_n.jpg

89552451_2615513978707225_906161773592182784_n.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.