E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nëna nga Durrësi sjell në jetë djalin në spitalin e Prizrenit
Publik News

Nëna nga Durrësi sjell në jetë djalin në spitalin e Prizrenit

Në Spitalin e Prizrenit, një nënë e cila u largua nga Durrësi pas tërmetit të 26 nëntorit që goditi Shqipërinë, ka sjellë në jetë foshnjen e saj e cila eshte edhe foshnja e parë e nje nene shqiptare ne kete spital.

Lajmin e ka konfirmuar Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, Afrim Avdaj.

 

“Lind foshnja e parë në Spitalin e Prizrenit nga nëna e ardhur nga Durrësi pas tërmetit që goditi Shqipërinë”, ka shkruaj Avdaj në Facebook.

Manushaqe Hodha e cila ka lindur djale, tregoi se ka ikur nga Durrësi për shkak të gjendjes së rëndë që ishte në çadra.

“Nga tërmeti, nga gjendja e keqe, jetuam në cadra, pastaj ra prap i dyti u tronditëm familjarisht”, tha ajo.

Një numër i madh i familjeve të prekura nga tërmeti 6.4 ballë në Shqipëri janë strehuar në Kosovë. Në Prizren si qendër e strehimit është Parku Inovativ i ndërtuar nga një partneritet kosovaro-gjerman, ku po qëndrojnë një numër i madh shqiptarësh, shkruan Reporteri.net.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.