E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nënë e bijë, kush janë dy gratë ruse që u gjetën të vdekura në Kavajë
Lajme

Nënë e bijë, kush janë dy gratë ruse që u gjetën të vdekura në Kavajë

Mediat ruse vijojnë t’i kushtojnë vëmendje ngjarjes së rëndë të regjistruar në Qerret të Kavajës, mbrëmjen e djeshme, ku humben jetën në një hotel 4 shtetas rusë.

Së fundmi, ato kanë publikuar edhe fotot e dy grave që humben jetën. Në foto, sipas mediave ruse, janë nënë e bijë, Nataliia dhe Ekaterina Burenkova, ndërsa ende nuk janë publikuar fotot e dy burrave që humbën jetën bashkë me to, Sergei Burenkova dhe Nikita Belousov.

31 vjeçarja dhe i fejuari i saj, i cili po ashtu u gjet i vdekur, do të martoheshin pas pushimeve që çifti kishte nisur prej disa ditësh me prindërit e të resë.

Të afërmit e viktimave kanë deklaruar se asnjëri prej tyre nuk konsumonte alkool ose lëndë narkotike

Ngjarja nuk është zbardhur plotësisht, ndërsa shkaku i vërtetë i vdekjes pritet të përcaktohet pas rezultateve të autopsisë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.