E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nënë e bir dalin para gjykatës së Fierit me kokën ulur, kthyen shtëpinë në laborator droge
Publik News

Nënë e bir dalin para gjykatës së Fierit me kokën ulur, kthyen shtëpinë në laborator droge

Nënë e bir, Qamile dhe Anxhelo Kapaj, të cilët janë arrestuar në flagrancë pasi kanë kthyer shtëpinë e tyre në laborator për të kultivuar drogë, ditën e sotme kanë dalë para gjykatës së Fierit për t’u njohur me masën e sigurisë.

 Teksa janë futur në gjykatë, siç shihet dhe nga fotot nënë e bir janë shfaqur me kokën ulur.

Në kërkim për këtë ngjarje është shpallur edhe kryefamiljari, Aleksandër Kapaj, së bashku me një 33-vjeçar nga Kosova.

Kujtojmë se lidhur me këtë ngjarje në kërkim janë shpallur edhe  2 persona të tjerë, kryefamiljari Aleksandër Kapaj bashkë me 33 vjeçar nga Kosova. Sakaq janë proceduar penalisht edhe 3 elektricistë për shpërdorim detyre pasi në ambientet e jashtme të rrjetit elektrik, është konstatuar një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin e paisjeve, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të banesës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 312 fidanë  të dyshuar Kanabis, të kultivuara, pajisjet të cilat kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike si dhe një pajisje presimi, gërshërë etj.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.