E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nënë e bir humbin jetën në banesë, zbulohen detaje të reja rreth shkakut të zjarrit
Lajme

Nënë e bir humbin jetën në banesë, zbulohen detaje të reja rreth shkakut të zjarrit

Një tragjedi ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Dy persona nënë dhe djalë kanë humbur jetën pas një zjarri të rënë në banesë pas mesnate.

Viktimat janë identifikuar si Selkie dhe Olsi Hoxhallari, nënë e bir.

Ngjarja ka ndodhur në një banesë një katëshe në afërsi të zonës së pyjores, pranë “Pyllit të Sodës” rreth orës 4 të mëngjesit. Në banesë ndodhej nëna 70 vjeç dhe djali i saj 45 vjeç.

Viktimat janë me origjinë nga Korça, e ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një cigareje të ndezur ose një zjarri të mundshëm për tu ngrohur.

Të dy trupat janë shkrumbuar, e ndërsa policia po heton rrethanat dhe shkaqet e kësaj tragjedie.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.