E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nënë Liza flet pas takimit me Ramën: Nuk morëm garanci, fjalët i merrr era
Lajme

Nënë Liza flet pas takimit me Ramën: Nuk morëm garanci, fjalët i merrr era

Një ndër banorët që është takuar ditën e sotme me kryeministrin Rama është nënë Liza e cila është shprehur mosbesuese për atë që i është premtuar.

Kujtojmë se gjatë deklaratës së kryeministrit nënë Liza është shprehur se nuk ka marrë asnjë garanci në lidhje me takimin e tij. Kryeministri i  është drejtuar se shtëpinë nuk mund tja sjellë në moment, para kuvendit.

“ E do shtëpinë këtu këtu s’ta sjell dot”, ka thënë Rama.

Ndërkohë nënë Liza thekson se nuk kanë marrë asnjë garanci dhe se ajo nuk kërkon asnjë vlië, por vetëm banesën e saj.

“Asnjë garanci fjalët i merr era, unë nuk marr shtëpi me taksa e nuk na ka dhënë asnjë afat. Nuk besoj gjallë, i merr era, 50 këtu eee. jo s’dal nga shtëpia, kontratë e firmos kur ta marr nga Bashkia. E di kur ulena, kur ta vulosi kryetari i Bashkisë me noter e me të gjitha. Nuk kam mundësi me i fal shtetit. Metrat katrore i dua të gjitha, nuk kërkoj vilë, dua shtëpinë si kam pasur, isha në proces legalizimi, na e kanë bllokuar”, ka thënë ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.