E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nënë Liza: Mos i besoni Erion Velisë!
Lajme

Nënë Liza: Mos i besoni Erion Velisë!

Unë nuk kam marrë asnjë metër!

“A mund të ketë emër tjetër cinizmi dhe pafytyrësia njerëzore?!”- ngriti pyetjen sot kreu i PD-së, Sali Berisha, duke treguar Erion Veliaj, kryebashkiakun e Tiranës.

Veliaj i gënjeu sërish publikisht pjesëmarrësit në një nga takimet e tij të fundit elektorale lidhur me dëbimet e banorëve nga shtëpitë e tyre dhe protestat që pasuan, duke thënë shprehimisht, si në videon e publikuar sot nga Berisha, këto fjalë: “Ja, po ju sfidoj sot, shkoni e pyesni nënë Lizën, ikona e Partisë Demokratike; çunat e vet të OFL-së me 20 “reinxh rovera” organizuan gjithë dynjanë aty. Nënë Liza firmosi 500 metra katrorë të Stefano Boerit tek “5 Maji” kur e kuptoi se nuk e ndalon dot progresin,”- tha ai.

Por, nuk ka vonuar as përgjigja e zonjës Lizë Marku, së cilës bashkia ia shembi shtëpinë në rrugën “5 Maji”dhe nuk iu premtua asnjë tjetër. Ajo e rrëzoi publikisht, mashtrimin që u bë në emrin e saj.

“Nënë Liza, ke firmosur, a ke marrë ndonjë metër siç thotë ai?” – ishte pyetja. Dhe dëgjojeni përgjigjen e saj:

“As kam firmosur, as bono, as kontratë, as kam marrë asnjë metër, as i kam “gjovrat”- deklaroi ajo, duke nënkuptuar makinat luksoze që përmendi Veliaj për djemtë e saj. – “Gjovrat” i ka Erion Veliaj! Të OFL-së është Erion Veliaj bashkë me Ramën! 

Edhe  ky popull të mos i besojë Erion Velisë, se ai thotë “shkoni e pyetni Lizën”!  Unë nuk kam  marrë asnjë gjë! Ta dijë krejt populli ku të jetë jetë!” theksoi znj. Lizë Marku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.