Nenkomisar Ardian Culi fiton pafajesine
Ne fillim te dhjetorit 2015 mediat njoftuan me buje ndalimin e me pas arrestimin e nenkomisar Ardian Culi. Ai u vu ne pranga nga koleget e tij pas nje hetimi 2 mujor te SHÇBA- Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në MPB, në bashkëpunim me njësinë Task-Forcë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, në funksion të një procedimi penal të regjistruar në vitin 2015.
Ky ishte njoftimi zyrtar i shperndare per mediat nga Drejtoria e Policise se Qarkut Shkoder, ndersa ne vijim nisi nje kalvar i gjate ne kerkim te drejtesise. Fitorja e pare ishte ndryshimi i mases se sigurise per nenkomisar Culi, i cili ne qershor te vitit te kaluar mori pafajesine dhe rikthimin ne detyre nga Gjykata e Shkalles se Pare Shkoder. Por akoma kishte edhe nje etape te fundit. Ceshtja u kalua nga prokuroria ne Gjykaten e Apelit Shkoder, ku do te merrej ne shqyrtim ceshtja por edhe vendimi i Gjykates se Shkalles se Pare Shkoder.
Trupa e kesaj gjykata, pasi u njoh me aktet e gjykimit ne shkallen e pare, vendosi te lere ne fuqi vendimin e Shkalles se Pare Shkoder. Pra, Nenkomisar Ardian Culi u shpall i pafajshem dhe Gjykata e Apelit Shkoder urdheroi rikthimin e tij ne detyre. Nese tashme pafajesia nga akuzat ndaj tij eshte certifikuar, pritet nese Culi do te kthehet ne detyren qe kishte. Ne fund nje kujtese miqesore per institucionet e drejtesise por jo vetem.
Ne momentin kur njoftohet me deklarate zyrtare nje ndalim apo arrestim dhe ne perfundim te te gjithe procesit rezulton se eshte gabuar, do te ishte mire qe opinioni permes mediave, te vihej ne dijeni.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



