Nënkryetarja e Bashkisë, Anuela Ristani komandohet si drejtuese
Mbrëmjen e sotme në Pallatin e Brigadave po mbahet ceremonia e organizuar nga Bashkia e Tiranës me rastin e 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet i Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama foli këtë mbrëmje edhe për hetimin nga SPAK të deputetes dhe njëherësh kryetares së Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka.
Ndër të tjera Rama tha se Bushka e ka marrë vesh që është në hetim nga mediat, dhe jo nga prokurori si dhe se nuk është marrë në pyetje. Kreu i ekzekutivit tha se këto janë shenja aspak të mira dhe se kjo nuk është republikë prokurorësh.
“Kryetarja e Komisionit të ligjeve ka kërkuar të dëgjohet në Grupin Parlamentar, sepse e ka dëgjuar nga TV, jo nga prokurori. Nga gazetarë specialë që kanë dokumente që nuk i kanë as të akuzuarit që është person i dyshuar, kryetarja e Komisionit të Ligjeve.
Që të jetë një person i dyshuar që e merr vesh nga TV që është në aktakuzë dhe të mos jetë pyetur asnjëherë… çfarë është kjo? Këto nuk janë shenja aspak të mira dhe dua të shpresoj që janë shenja që nuk lidhen me simptomat e një sëmundje vetëkënaqësie. Kjo s’është republikë prokurorësh. Do ishte autogoli më i madh”, tha Rama gjatë ceremonisë që u mbajt këtë mbrëmje në Pallatin e Brigadave, për 105 vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet.
Ajo tha se në 24 orët e fundit u duket se janë në një ëndërr të keqe dhe se do ta rimarrin sërish ritmin e humbur dhe goditja e befasishme “nuk do të na hutojë”.
“Asnjë nga ne s’do e mendonte që do ishim ne të pesë këtu në podium. Në më shumë se 1 dekadë punë të përditshme, ajo që na ka bashkuar dhe që kemi lënë kockat nuk përputhet me imazhin e xhiruar në 24 orët e fundit. Na duket sikur jemi në një ëndërr të keqe nga ajo sallë ku dje bënim batuta, kalonim informacion. Tirana është më e madhe se ne dhe puna jonë. Çfarë do që bëjmë dhe kush jemi ne, është puna që mbetet pas. Në fund del në pah edhe e vërteta. Detyra jonë sot e bashkisë Tiranë që ndan dhe ka ndarë misionin dhe vizionin e kësaj skuadre është ta bëjë Tiranën shumë të shkëlqejë edhe fortë. Kryeministri ka qenë më ne gjithë këto orë të vështira dhe e falënderojmë. Ne do ta rimarrim sërish ritmin e humbur dhe goditja e befasishme nuk do të na hutojë”, tha ajo.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



