E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nënkryetarja e PD para dëshmisë së Ramës: Asnjë tolerim ndaj…
Lajme

Nënkryetarja e PD para dëshmisë së Ramës: Asnjë tolerim ndaj…

Ndërsa puna e komisionit hetimor për inceneratorët ndodhet në javën e fundit të saj, kryetarja Jorida Tabaku në një postim në rrjetet sociale, thotë se opozita është e vendosur t’i shkojë çështjes “deri në fund”.

“Asnjë tolerim ndaj abuzimit dhe vjedhjes së taksave të shqiptarëve!”

Tabaku thotë se opozita ka bindjen që Qeveria “ka pasur dijeni se si vidhen dhe abuzohet tek inceneratorët siç edhe shkresa që bëra publike përballë dëshmitarit Agaçi tregonte!”

Deklarata e Tabakut vjen pak orë para nisjes së komisionit hetimor ku dëshmitari i radhës do të jetë kryeministri Edi Rama.

POSTIMI I PLOTE

Qytetarët e Tiranës paguajnë dyfish tarifën e pastrimit për një shërbim të pakryer. Paguajnë 40.61€/ton për një incenerator që nuk ekziston!

Erion Veliaj mbrojti publikisht me avokati dhe gënjeshtra nën betim 45 mln euro shtesë që fiton koncesioni përmes monopolit që ai i ka siguruar.

Inceneratorët kanë marrë mbi 100 mln € nga taksat e shqiptarëve dhe nuk ekzistojnë.

Qeveria po i mbron në bllok, me vetmohimin e një grupi të strukturuar kriminal që duhet të mbrojë vjedhjen e saj!

Një qeveri që ka pasur dijeni se si vidhen dhe abuzohet tek inceneratorët siç edhe shkresa që bëra publike përballë dëshmitarit Agaçi tregonte!

Deri në fund! Asnjë tolerim ndaj abuzimit dhe vjedhjes së taksave të shqiptarëve!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.