E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Neomalësores’ sulmon qeverinë: Shteti nuk zëvendësohet me spektakël
Lajme

‘Neomalësores’ sulmon qeverinë: Shteti nuk zëvendësohet me spektakël

Deputetja Marjana Koçeku, e cila prej disa javësh është larguar nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, ka reaguar publikisht kundër vendimit të qeverisë për të financuar me 4 milionë euro koncertin e reperit amerikan Kanye West.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçeku argumenton se kjo shumë duhej të ishte përdorur për forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes civile, parandalimin e zjarreve dhe mbështetjen e komuniteteve që përballen çdo vit me pasojat e tyre.

Deputetja kujton situatën e rëndë të zjarreve gjatë vitit të kaluar, duke theksuar se dëmet në natyrë kanë qenë të mëdha dhe se këtë verë rreziku pritet të jetë edhe më i lartë për shkak të temperaturave ekstreme.

Sipas saj, fondet publike duhet të orientohen drejt investimeve që rrisin sigurinë dhe aftësinë e vendit për t’u përballur me emergjencat, jo për aktivitete që i cilëson si të përkohshme.

“Në vend që 4 milionë euro të shkonin për një stadium njëpërdorimësh, ato duhej të investoheshin në parandalimin e zjarreve, në mbështetjen e banorëve dhe në forcimin e kapaciteteve të emergjencave,” shprehet deputetja.

Në reagimin e saj, Koçeku thekson gjithashtu se, sipas saj, “shteti dhe llogaridhënia nuk zëvendësohen me spektakël”, ndërsa mbyll mesazhin duke nënvizuar se humbja e natyrës është humbje për të gjithë Shqipërinë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.