E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nëse nuk regjistrohet PD në KQZ për zgjedhjet e 14 majit, Berisha paralajmëron: Rama do të përballet me gjithë fuqinë tonë
Publik News

Nëse nuk regjistrohet PD në KQZ për zgjedhjet e 14 majit, Berisha paralajmëron: Rama do të përballet me gjithë fuqinë tonë

Kreu i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se në rast se Partia Demokratike rrezikon të mos regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e e 14 majit, do të përballet “me gjithë fuqinë e PD”.

Sali Berisha: Këtu gjykata, ka vendosur në mënyrë të qartë se Kongresi i 11 dhjetorit është legjitim se sttuti, vula, sigla e flamuri janë të gjitha të 11 dhjetorit për PD.

Rama nuk lejoi regjistrimin e këtij vendimi. Rama ndërhyri të shpallë palë për herë të parë në histori atë që nuk ishte palë, pra Alibeajn pas vendimit të gjykatës pale. Këto janë makinacone që kanë një synim nga Rama.

Pasi dështoi të marrë peng PD, dështoi në rrënimin e PD të Berishës me lobimin mafioz të FBI të Soros, dështoi me shkurajimin e demokratëve për të ndjekur të vërtetën, mendon se mund ta përjashtojë me këtë mekanizëm.

Rama do përballet me gjithë fuqinë e kësaj partie e kjo parti do dalë fitimtare nga këto zgjedhje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.