E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nëse partneri  bën këto gjëra, ndahuni sa më shpejt!
Our Story

Nëse partneri bën këto gjëra, ndahuni sa më shpejt!

Lidhjet janë të shkëlqyera deri në momentin që gjithçka po shkon mirë. Ka raste kur partnerët nisin menjëherë ta kuptojnë se gjërat nuk po shkojnë siç duhet dhe gjejnë shkaqet, por ka edhe raste të tjera kur është e vështirë ta dëshifrosh se ç`po ndodh.

Ka disa shenja që do t`ju ndërgjegjësojnë për të kuptuar situatën.
Një ndër shenjat e para fare është mosrespekti, privatisht ose në publik, ka thënë Barbara Bloomfield, këshilluese dhe autore e “Couple Therapy: Dramas of Love and Sex”.

Një tjetër shenjë që tregon se po abuzon emocionalisht me ju është fakti se mund të sillet shumë mirë në publik, kurse privatisht ndryshon tërësisht sjellje.

Është një ndër shenjat e para të dhunës në familje kur ai nuk dëshiron të takoni miq dhe familjarë apo të punoni jashtë shtëpisë. Kjo tregon se dëshiron të ketë tepër kontroll mbi ju dhe është një gjë aspak e mirë, ndaj kësaj lloj lidhjeje duhet t`i thoni “mirupafshim” sa më shpejt.

Edhe nëse nisni të konsideroni se si do të jetë jeta juaj vetëm, ose me një partner tjetër është e shëndetshme, sipas Bloomfield. Mund të ndërtoni me imagjinatë gjithë skenarët që dëshironi pasi në fund të fundit jeni humanë dhe jo robotë. Siç i thonë asaj shprehjes, më mirë një fund me dhimbje se një dhimbje pa fund.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.